Enca në lidhje dashurie?

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në rrjetet sociale.

Ndonëse publikon imazhe e video të ndryshme, ajo ka qenë më e mbyllur sa i përket jetës private.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz në Instagram, nuk është se ka folur për ndonjë romancë dashurie.

Megjithatë prej kohës po aludohet për një lidhje të re në bazë të disa postimeve që ka bërë në InstaStory.

Së fundmi në TikTok kanë qarkulluar disa video, ku shihet në shoqërinë e një mashkulli në disa momente shumë afër njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, autorja e këngës “Suavele” nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.

Sa i përket projekteve muzikore, Enca ka kohë që nuk ka sjell këngë të reja.

@frymezimii #fypシ #foryou #viral #shkovirale #enca #encahaxhia #khaidemneblett ♬ original sound – Sunshine☀️
@frymezimii #fypシ #foryou #viral #shkovirale #enca #encahaxhia #khaidemneblett ♬ original sound – Sunshine☀️