EMV: Kemi siguruar gaz për ngrohtoret për deri në fund të nëntorit, testimi për naftë do të bëhet pas marrjes së lejeve adekuate

TË FUNDIT

SH.A. EMV e siguroi sasinë e nevojshme të gazit natyror për punën e ngrohtoreve Lindje dhe Perëndim për periudhën 16-30 nëntor 2022. Gazi është siguruar nga Makpetroli me çmim prej 1.345 euro për 1000 nm3, njoftoi kompania.

SH.A. EMV, siç bëhet e ditur, edhe më tutje do të vazhdojë të bëjë furnizime të gazit për periudha më të shkurta kohore me qëllim që të shfrytëzohet avantazhi financiar nga ulja e vazhdueshme e çmimit të gazit në treg.

“Siç informuam edhe më parë, ngrohtoret do të vazhdojnë të punojnë me gaz natyror gjatë sezonit të ngrohjes si burimi themelor dhe më ekologjik për funksionimin e tyre. Ndërkohë, sistemi po përgatitet teknikisht për testimin e përdorimit të një karburanti alternativ, dizelit, si zgjidhje rezervë në rastet kur për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë, gazi do të bëhej i pakapshëm në treg ose do të arrinte çmime jashtëzakonisht të larta. Testimi do të bëhet pas sigurimit të të gjitha lejeve përkatëse nga institucionet kompetente dhe respektimit të atributeve për procedurën”, thuhet në kumtesën e SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut.