EMV-ja ankohet për ndalimin e hetimit për mazutin në TEC “Negotinë”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë

TË FUNDIT

Kompania shtetërore EMV ka dorëzuar ankesë në Prokurorinë e Lartë Publike pas vendimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për ndërprerjen e hetimit për furnizimet me mazut për TEC “Negotinë”, duke kërkuar rishqyrtim të rastit dhe kontroll të procedurës. Kryeministri Hristijan Mickoski e ka cilësuar vendimin si skandaloz dhe ka thënë se pret që Prokuroria e Lartë të shqyrtojë ankesën dhe faktet e rastit. Sipas EMV-së, deklaratat e dhëna gjatë hetimit kanë qenë teknike dhe nuk përfaqësojnë vlerësim për dëme të mundshme, ndërsa më herët prokuroria kishte njoftuar se nuk janë gjetur elemente të veprës penale në këtë rast.

“Po, EMV, ish-ELEM, tashmë ka paraqitur ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Presim që tani Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë në mënyrë të drejtë të gjitha faktet dhe të vendosë për atë që përmban ankesa. Të presim çfarë do të vendosë Prokuroria e Lartë, pastaj të komentojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.