Emocione dhe lot, mesi u përshëndet me Barcelonën! “Do të kthehem një ditë, u kam premtuar fëmijëve”!

TË FUNDIT

Emocione dhe lot… kështu ishte konferenca e fundit e Lionel Mesit në hapësirat e klubit të Barcelonës. Argjentinasi u mundua të flasë, mirëpo fjalët mezi i dilnin…

“Kjo me të vërtetë është e vështirë për mua, pas aq vitesh të kaluara këtu, gjithë jetën time, nuk jam i përgatitur për këtë. Sinqerisht viti i kaluar ishte shumë i vështirë me gjithë ndodhitë, ishim të bindur se do të qëndrojmë, por këtë vit nuk është ashtu. Me familjen time ishim të bindur se do të mbetemi, do të mbetemi në shtëpi, tha Mesi.

Mesi disi mblodhi forcat që t’u përgjigjet pyetjeve të shumta. Para se gjithash të gjithë dëshironin të dinë të vërtetën e largimit të tij, a ka kërkuar më shumë para, ku do ta vazhdojë karrierën dhe nëse përsëri do të kthehet në Barcelonë.

“Bëmë gjithçka që mundëm, klubi, Laporta. Nuk patëm sukses për shkak të La Ligës. U thanë shumë gjëra për mua, se nuk dua të vazhdoj këtu. Por kemi bërë gjithçka që kemi mundur për shkak se kam dashur të qëndroj. Vitin e kaluar nuk desha të qëndroj dhe këtë e kam thënë, por këtë vit kam dashur të qëndrojë por nuk munda”.

Tashmë është e sigurt se Mesi karrierën do ta vazhdojë në ekipin francez Paris Saint-Germain. Në nivel vjetor së bashku me bonuse, ekipi nga Parisi do ta paguaj Mesin rreth 50 milionë euro. Për shkak të kufizimeve në La Ligë, Barcelona nuk mundi ta përballojë ngarkesën financiare nga Mesi, edhe pse ai është pajtuar me ulje të pagës.

Të hënën ose më së voni të martën, Mesi do të jetë në kontrolle mjekësore në Paris ku do ta nënshkruaj marrëveshjen, me shumë gjasa deri në vitin 2023.

Mesi në Barcelonë arriti në vitin 2000 si fëmijë nga New Old Boys. Ishte pjesë e shkollës së futbollit të klubit katalonas, ndërsa për ekipin e parë debutoi në vitin 2004. Që atëherë është legjenda e Barcelonës. Ka luajtur 778 ndeshje, ka shënuar 672 gola dhe ka fituar 35 trofe.