Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj sot ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz
Gjatë homazheve, ajo ka nderuar të rënët për lirinë që gëzojmë. Bashkë me modelen ishte ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Kjo e fundit bëri me dije dje se Çunmulaj është në Kosovë me një mision.
“Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët.
Bashkë me Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot Kompleksin e familjes legjendare Jashari.
Sakrifica dhe kontributi i familjes Jashari për lirinë që sot e gëzojmë është sublim dhe i pakrahasueshëm.
Përulemi para tyre dhe të gjithëve që në një mënyrë apo tjetër kanë kontribuar në lirinë dhe mirëqenien e vendit tonë.
Përjetësisht lavdi!
@EkremKrasniqiPhotography”, shkroi Jahjaga.
