Emigrantët nga ishujt grekë kanë mundësi vullnetarisht të kthehen në vendet e tyre dhe të marrin ndihmë monetare prej 2.000 euro

TË FUNDIT

Emigrantët të cilët deri më 31 dhjetor të vitit 2019 kanë mbërritur dhe qëndrojnë në ishujt grekë Leros, Samos, Lezbos, Kos dhe Hios nga e hëna mund të paraqiten për t’u kthyer vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës dhe të marrin  ndihmë monetare prej 2.000 euro, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Programi për kthim vullnetar të 5.000 azilkërkuesve në vende e tyre mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa procesi i paraqitjes ka filluar të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë, me mundësi të vazhdohet për edhe një muaj, nëse nuk ka numër të mjaftueshëm të paraqitur.

Ndihma monetare prej 2.000 euro, siç bëri të ditur Ministria e Migracionit dhe Azilit të Greqisë, nuk vlen për ata të cilët janë vendet e treta të sigurta siç janë Gana, Senegali, Togo, Gambia, Maroku, Algjeria, Tunizia, Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, India dhe Armenia.

Ministri i Migracionit dhe Azilit të Greqisë, Notis Mitarakis tha se qëllimi është që të ulet numri i refugjatëve dhe emigrantëve në ishuj.

Programi konkret gjegjësisht mekanizmi special ishte dakorduar nga mesi i marsit në takimin e Mitarakisit me komisaren evropiane për punë të brendshme Ilva Johansen./MIA