Emery habit të gjithë me deklaratën për Mustafin 

TË FUNDIT

​Emery i ka dhënë mbështetjen e duhur Shkodran Mustafit

​Emery i ka dhënë mbështetjen e duhur Shkodran Mustafit
Ishte pranë largimit nga “Topçinjtë”, këtë ia kërkoi në njëfarë mënyre edhe trajneri, Unai Emery. Por, Shkodran Mustafi vendosi të qëndrojë dhe të luftojë për pozicionin e tij.
Kjo nuk i pengon tani Emery, madje ai beson se Mustafi ka një të ardhme te Arsenali edhe pse deshi ta largojë gjatë verës.
“Mustafi vendosi të jetë këtu dhe kur vendos të jesh këtu, është si çdo tjetër lojtar. Natyrisht, e respektoj vendimin e tij. Kur vendosi unë fola me të dhe i thash, ‘Ju jeni një më shumë në skuadër. Do të punoj me ju si me gjithë lojtarët tjerë. Nuk e di saktësisht se pse vendosi (të qëndrojë), por përderisa ka vendosur të qëndrojë, është një lojtar më shumë në skuadër”, tha Emery.
Mbrojtësi 27-vjeçar është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.Ai ka bërë 115 për “Topçinjtë”, ka shënuar 8 gola.