EMA: Personat e pavaksinuar janë më të goditurit nga vala e katërt e Kovid-19

TË FUNDIT

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në konferencë të rregullt për shtyp sot pasdite rikujtoi se Evropa tani është në valën e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe se vaksinimi duhet të vazhdojë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Për vaksinat e autorizuara në BE, doza shtesë konsiderohet e sigurt dhe rekomandohet që të aplikohet të paktën gjashtë muaj pas dozës së fundit të pranuar.

Çdo vend anëtar vendos në nivel kombëtar nëse dhe kujt do t’i aplikohet doza shtesë.

“E përsërisim se është e nevojshme të vaksinohemi dhe të merret dozë shtesë nëse plotësohen kushtet. Është jetike të vazhdohet vaksinimi, veçanërisht në vendet ku normat janë në mënyrë të papranueshme të ulëta, tha dr. Marko Kavalleri.

Duke komentuar rritjen e infeksioneve në të gjithë Evropën këtë vjeshtë, dr. Kavalleri tha se lloji delta është veçanërisht ngjitës dhe se Evropa është në valën e katërt.

“Kemi shumë njerëz të infektuar me Kovid-19, duke përfshirë forma të rënda, shtrime në spital dhe pranime në kujdes intensiv, ndërsa shumë prej tyre janë njerëz të pavaksinuar”, tha Kavalleri.

Ai shtoi se të pavaksinuarit kanë rrezikun më të lartë për t’u shtruar në spital dhe për të zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes, përfshirë edhe vdekjen.

“Asnjë vaksinë nuk është 100 për qind efektive. Vaksina mbron nga format e rënda, por me një numër të madh njerëzish të vaksinuar, pak do të përfundojnë në spital. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të reduktuar përhapjen e infeksionit me një shkallë të lartë vaksinimi, por me masa jo farmakologjike”, tha mjeku.

Sipas studimeve shkencore, dozat shtesë mund të jenë të ndryshme nga dy dozat e para, për shembull një vaksinë mRNA si Fajzer pas deaktivizimit të virusit si AstraZeneka. Megjithatë, në rastin e vaksinave kineze që janë të përhapura në Ballkanin Perëndimor, EMA është ende duke u analizuar, deklaruan sot nga Agjencia.

“Jemi duke i shqyrtuar të dhënat dhe do të dalim me një vlerësim, është e dukshme që është e vështirë të japim një rekomandim të qartë për vaksinat që nuk janë të autorizuara nga EMA”, tha doktor Kavalleri për vaksinat kineze.

Sa i përket vaksinës ruse Sputnik, të dhënat janë edhe më të rralla, por EMA po punon për vlerësimin e saj dhe premton të informojë opinionin sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin nuk komenton ecurinë e procesit.

EMA kujtoi sot gjithashtu se është më e sigurt për personat me sëmundje kronike të marrin vaksinën.

Njerëzit me sëmundje kronike kalojnë luhatje të sëmundjes, por nuk kemi asnjë provë që vaksina kundër kovid-19 shkakton përkeqësim. Deri më tani janë aplikuar miliona doza dhe nuk kemi të dhëna që shkojnë në atë drejtim, tha Georgi Genov, përgjegjës për farmakovigjilencë në EMA.

Ai gjithashtu kujtoi se njerëzit me sëmundje kronike rrezikojnë forma shumë më të rënda të kovid-19 nëse infektohen.

Në fund, ai u kujtoi të sëmurëve kronikë se për shkak të presionit në spitale për shkak të kovid-19, ndjekja e rregullt e pacientëve me sëmundje kronike është ulur.

“Duhet të vaksinohen veçanërisht më të rrezikuarit”, tha Genov.