Elon Musk ia mësyen Coca Cola-s, dëshiron ta rikthejë kokainën si përbërës

TË FUNDIT

Elon Musk bëri shaka se donte të blinte gjigantin e pijeve Coca-Cola për të ‘rifutur kokainën’ teksa sipërmarrësi kishte një sërë takimesh me përdoruesit e Twitter pasi bleu platformën për 44 miliardë dollar.

“Më pas do të blej Coca-Cola për të vendosur përsëri kokainën”, tha themeluesi i Tesla dhe Space X.

Tweet-i shkaktoi një “stuhi përgjigjesh “duke përfshirë një postim që i lutej Elon ‘ta kthente’ dhe ndau një fotografi të asaj që dukej të ishte një nga shishet e para të Coca-Cola-s të shitura në vitin 1894.

Receta e hershme për Coca-Cola në fakt përfshinte gjethe koka.

Coca-Cola origjinale mendohet se përmbante 3.5 miligramë kokainë – një përbërës i cili mbeti i pranishëm në pije derisa u hoq nga kompania nëntë vjet më vonë.

“Tani do të blej McDonalds dhe do të rregulloj të gjitha makinat e akullores…”- i shkroi një përdorues, Musk-ut

“Dëgjo, nuk mund të bëj mrekulli, ok”, u përgjigj sipërmarrësi miliarder./21Media