28 maji do ta sjell në Kosovë aktoren shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i ZeroPozitive, Genc Meraku i cili tha që ajo do të vij në Sheshin21, e më pas do të qëndroj në restaurantin“Diqka po Zihet”, bashkë me fotografin, Fadil Berisha. “Më konkretisht, Eliza do të vjen në eventin e Kosovo American Education Fund të cilët na propozuan të bashkëpunojmë në lidhje me ardhjen e aktores në Kosovë”, tha ndër të tjera Meraku.
Ndërsa në faqet zyrtare në facebook të KAEF-it thuhet se këta të fundit janë të kënaqur që do të sjellin aktoren me origjinë shqiptare, Eliza Dushku në Kosovë.
