Elif Elmas nënshkruan me Leipzig

TË FUNDIT

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Elif Elmas ka nënshkruar me klubin gjerman Leipzig, përcjell TV21. Gazetari i njohur i sportit, Fabrizio Romano thotë se Elmas tashmë ka kaluar kontrollet mjekësore, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi të Elmas bashkë me menaxherin e tij George Gardi në Leipzig. Elmas raportohet të ketë nënshkruar me klubin gjerman Leipzig për pagë prej 3 milionë eurove në vit, ndërsa Napoli do të merr 25 milionë euro nga transferimi./tv21.tv