ELEM Turs hap kompani të re, që të “lahet” nga borxhet! Të punësuarit të protestë, nuk duan ndryshimin e kontratës së punës

TË FUNDIT

Mbyllja e “Elem Tursit” dhe formimi i kompanisë së re, me qëllim likuiditetin pozitiv të kompanisë si parapërgatitje për blerësin apo koncesionerin e ardhshëm të qendrës së skijimit në Kodrën e Diellit, ka nxjerrë në rrugë punëtorët e kësaj pike turistike. Rreth 25 të punësuar ankohen se me mbylljen e Elem Turs dhe Formimin e shoqërisë së re u ndryshohet statusi i kontratës dhe kanë frikë se nuk do të jenë me vendim të përhershëm.

 “Ne kemi falë sot të protestojmë shkaku se firma jonë Elem Turs ka vendosur të mbyllet dhe të formohet firmë e re. Udhëheqësi i firmës ka kërkuar nga ne që të deponojnjë dorëheqjen nga vendimet e përhershme dhe të na jepet kontratë për tre muaj. Ne nuk pajtohemi me këtë vendim sepse mendojmë se është e padrejtë dhe mbesim në rrugë një numër i madh i punëtorëve, përmbi 25, ndërsa kam kolegë që kanë stazh më shumë se dyzet vjet. Ne do vazhdojmë me protesta deri sa të arrimë qëndrimin tonë”.

Na dhanë një sqarim të thjeshtë se mbyllet firma shklaku i rentabilitetit, por ky nuk është problemi ynë. Dhe na thanë që të konkurrojmë në firmë të re ku nuk do kemi vendime pune por kontrata tre mujore. Askush nuk pajtohet me këtë. Nëse bëhet me marrje punëtorësh ok, por për rentabilitetin sjemi fajtorë ne. Askush nuk del të na tregojë çbëhet. Duhet të na sqarojnë a jemi përjashtuar apo jo, a është mbyllur apo jo, dikush të na përgjigjet”.

Kontaktuam drejtuesit e Elem Turs, nga ku sqaruan se punëtorët do të pajisen me vendime të përhershme pune, por pas përfundimit të kontratave në dhjetor të këtij viti.

“Kjo gjë ndodh shkaku i hapjes së kompanive të reja, me qëllim që kompanitë e reja të jenë pa borxhe, ashtu siç e kërkon investitori i huaj. Të punësuarit është dashur të konkurrojnë dhe të pranohen madje me rroga edhe më të larta, por të njëjtën gjë, një pjesë e tyre nuk e kanë bërë. Nuk është e vërtetë se këta punëtorë do të mbesin me kontrata, por të njëjtët do të kalojnë me vendime në kohë të pacaktuar, pas skadimit të kontratave, njëjtë siç u realizua procedura edhe me ndërmarrjen e re të krijuar për Molika Manastir”, thonë nga ELEM TURS.

Përndryshe, siç mësojmë nga burime të Qeverisë, kompania italiane e interesuar për blerjen e qendrës turistike në Kodrën e Diellit, ka harmonizuar kontratën me komisionin për investime strategjike të Qeverisë dhe së shpejti pritet takimi për finalizimin e marrëveshjes. Një nga kërkesat e kësaj kompanie ka qenë edhe marrja e kodrës së Diellit, me një Ndërmarrje të re e cila do të jetë pa borxhe.