Holanda ka shënuar një hap të rëndësishëm në evolucionin e kulturës së punës duke kaluar nga java tradicionale 40-orëshe në një model më fleksibël: 32 orë pune, të shpërndara në katër ditë, me të premten si ditë pushimi.
Ky eksperiment i kthyer tashmë në praktikë po tregon rezultate mbresëlënëse – punëtorët raportojnë nivele më të larta lumturie, ekuilibër më të mirë mes jetës dhe punës, si dhe produktivitet më të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, kompanitë nuk vetëm që nuk po humbin, por po fitojnë më shumë falë stafit më të motivuar dhe më krijues.
Ky ndryshim po shihet si një model i ri i suksesit për tregun e punës evropian.