Akuza partiake për atë se kush me të vërtetë po lufton për shëndetin e qytetarëve në kushte të pandemisë së Korona virusit. Për VMRO-DPMNE këta janë gënjeshtra, ndërsa masat që i sjellin janë vetëm për blerje të votave.
“Gënjeshtra e Zaevit se masat e LSDM-së do të kenë efekt në rimëkëmbjen e ekonomisë është e njëjtë me gënjeshtrën se në Haraçinë do të ketë 300 pilotë. Një gjë është e njëjtë, atëherë dhe tani, është koha për zgjedhje, ndërsa Zaev premton çdo gjë që i kujtohet. As atëherë nuk e ka plotësuar, as tash nuk do të plotësojë. Njëjtë si nuk ka 600 kilometra autostradë, 500 euro pagë, 100 mijë denarë pagë për mjekët, njëjtë si nuk i ktheu të rinjtë por përkundrazi i shpërnguli. Tre vite me Zaevin, tre vite jetë me gënjeshtra”, tha Vlladimir Nelloski, VMRO-DPMNE.
Nga LSDM thonë se nuk do të lejojnë që, siç thonë ata, një politikan i papërgjegjshëm si Mickoski të pengojë proceset demokratike dhe në mënyrë artificiale të krijojë krizë.
“Ekonomia e cila është në fazë të transformimit dhe ristratrimit të mos e ndalojmë me proces zgjedhor në vjeshtë. Të sigurojmë institucione me legjitimitet të plotë që do të kontribuojnë për transformim të shpejt të ekonomisë së Maqedonisë. Janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën e dytë të qershorit, që është konfirmuar edhe nga autoritet shëndetësore, por edhe nga përgjigja pozitive e OSBE/ODIHR se janë të gatshëm të vazhdojnë me misionin mbikëqyrës”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
Për LSDM-në, mbajtja e zgjedhjeve nga aspekti shëndetësor, ekonomik dhe demokratik duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur, me çka më së paku do të dëmtohet shteti dhe ekonomia.
VMRO-DPMNE shprehet e bindur që masat e deritanishme nuk kanë efekt, sepse janë dizajnuar me vonesë dhe nuk janë marrë me kohë, shtojnë se ata kanë plan për të rigjallëruar, rinovuar dhe vendosur një kod moral.
