Ekipi që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024

TË FUNDIT

Këtë pasdite në Arenën Olimpike “Feti Borova” në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë u mbajt ceremonia e dorëzimit të flamurit ekipit olimpik shqiptar që do të marrë pjesë në Paris 24, përcjell TV21.

Skuadra olimpike që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024 përbëhet nga 8 sportistë, edhe atë: dy atletë si Luiza Gega e Franko Burraj, tre mundës, që të tre të huaj, Zelimhan Abakarov, Islam Dudajev dhe Hermen Valijev, dy notarët Grisi Koxhaku e Kaltra Meça si dhe qitësja Manjola Konini.