Sot ka filluar vaksinimi në terren me çka do të lehtësohet edhe qasja e qytetarëve deri te vaksinat, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në hapjen e pikës së vaksinimit në Shuto Orizare.
Prej mëngjesit e deri në momentin e deklarimit, në ora 11, në këtë pikë janë vaksinuar rreth 50 qytetarë.
“Ky proces do të zhvillohet pa ndërprerje, me orar të bërë nga Shtëpitë e Shëndetit”, siguroi Filipçe, transmeton TV21.
Kjo sipas tij, do të mundësohet me rotacionin e ekipeve të vaksinimit, të cilat do të sigurojnë edhe mbulim të të gjitha vendbanimeve.
“Ekipet do të jenë në rotacion, derisa nuk mbulohen të gjitha vendbanimet”, shtoi ai.
