VLEN: Mbështetja për bizneset, motor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës

TË FUNDIT

VLEN tha se janë duke e dëshmuar se zhvillimi ekonomik ndërtohet me politika konkrete që mbështesin bizneset, investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës, që siç tha, edhe është bërë thirrje që kompanitë që i plotësojnë kushtet e Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve të aplikojnë brenda afatit dhe të shfrytëzojnë mbështetjen që ofron shteti

VLEN tha se me këtë ligj, u jep kompanive mundësi për mbështetje financiare në investime në kapacitete të reja prodhuese, pajisje dhe teknologji moderne, në hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe në projekte në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit.

“VLEN beson se zhvillimi ekonomik vjen nga mbështetja e sipërmarrjes, bizneseve familjare dhe të rinjve inovatorë. Prioritet mbeten investimet, ulja e pengesave administrative dhe krijimi i kushteve që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Mbështetja e sektorit privat nuk është vetëm politikë ekonomike, por një investim në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin afatgjatë të shtetit. Prandaj, VLEN do të vazhdojë të mbështesë çdo politikë që nxit inovacionin, produktivitetin dhe krijimin e vendeve cilësore të punës”, tha VLEN.