Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar një fotografi ku shihet ish-kryeministri Sali Berisha, në takim me përfaqësues të presidentit rus, Vladimir Putin.
Përmes Twitter-it, Rama ka shkruar se pritja nga Berisha e Kostantin Kosachev, është vlerësuar si “shumë e rëndësishme”.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit. e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, ka shkruar Rama./21Media
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022
