“Edhe Zaevi kishte interes që të mos ekzistojë PPS-ja” thotë Boki 13 i dyshuar në lëndën “Reket”

TË FUNDIT

Bojan Jovanovski në seancën e sotme gjyqësore për “Reket” tha se kjo lëndë është në interes të nëntokës, me qëllimin parësor rrënimin e 1TV dhe Prokurorisë Publike Speciale.

Ai theksoi se edhe ish-kryeministri Zoran Zaev kishte interes që të mos ekzistone më PPS-ja.

“Edhe vetë kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev kishte interes të mos ekzistone PPS-ja” tha Boki 13, duke shtuar se ka dëgjuar materiale të incizuara tek Kiçeeci, ku dëgjohet se si Zaevi flet për zgjedhjet në Ohër, raporton TV21.

Në këtë moment gjykatësja e ndërpreu Jovanovskin dhe i tha që t’i përmbahet temës./TV21