Edhe sot Shqipëria pa viktima nga Covid-19

TË FUNDIT

Që prej dy ditësh në Shqipëri nuk ka viktima si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 24 rastre të reja.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë, me 8 raste, duke vijuar me 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë kryer 3,137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarëNë 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.