Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 mijë e 886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 18 raste pozitive me COVID-19.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 354 raste nga 604 mijë e 205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 242 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102 mijë e 519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 593./21Media
