Sindikata e Qendrës Klinike kërkon që Ministria e Shëndetësisë ta respektojë marrëveshjen dhe t’i rrisë pagat e punëtorëve në shëndetësinë publik për 2806 denarë. Siç thonë, kanë hequr dorë nga rritja graduale, e cila parasheh rritje prej 18.4% të pagës mesatare, në kushtet e krizës së përgjithshme ekonomike. Mirëpo, nëse pagat e tyre nuk u rriten së shpejti, ata sërish do të kërkojnë rritje prej 18.4% në përputhje me Ligjin për pagën minimale, me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta arritur këtë. Madje janë paralajmëruar edhe padi.
