Edhe pse ujin nuk mund ta konsumonim për një muaj, për shkak se ishte i ndotur; struganëve prapë se prapë faturat e shkurtit iu shkuan në derë.
Madje-madje, ato nuk i ndaloi as vendimi i këshillit komunal që ditë më parë vendosi që Komuna t’i marrë përsipër detyrimet e qytetarëve bazuar në faturat e ujit për muajin shkurt.
“Sa i takon buxhetit duhet të shihet si do të shkurtohen ata mjete dhe nuk do t’i ngarkohen ndërmarrjes publike por Komunës dhe mendoj se qytetarët kanë duruar dhe këtë faturë ne duhet ta paguajmë sepse diçka që nuk e kanë shfrytëzuar nuk ka pse ta paguajnë”, tha Dimçe Shipinkarovski – Këshilltar i LSDM-së në komunën e Strugës.
Marrja e faturave dhe thyerja e premtimit se nuk do të paguajnë fatura, i revoltoi dhe zhgënjeu qytetarët. Po drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Strugë, Jovanço Meçkaroski, thotë se vendimi në komunë u mor pasi faturat tashmë ishin lëshuar për konsumatorët.
“Për fat të keq qytetarët të cilët i kanë paguar faturat janë të futur ne një kosh me ata që si kanë paguar dhe për te cilët jemi në procedura me përmbaruesit dhe avokatëve sepse si kanë paguar faturat. Ne në dy javët paraprake kemi nënshkruar një numër të madh të thirrjeve deri te avokatët tanë për dhënien e urdhrave rrugore për automjetet për qytetarët dhe kompanitë që si kanë paguar faturat. Në këtë situatë qytetarët e ndershëm janë vendosur në nje kosh me ata që si paguajnë faturat”, pohoi Jovanço Meçkarovski – Drejtor i NP”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Strugë.
Harxhimet e përgjithshme të cilat i ka marrë përsipër Komuna për faturat e ujit për individë dhe persona juridikë për muajin shkurt janë mbi 145 mijë euro, ndërsa borxhi aktual i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Strugë është mbi 4,8 milionë euro.
