“Edhe pse jam me diabet dhe mund të infektohem me koronavirus, më vjen mirë që sot dëgjohet e vërteta” shprehet Katica Janeva

TË FUNDIT

Ish-kryeprokurorja Katica Janeva, e përfshirë në skandalin “Reket” po dëshmon sot para Gjykatës Penale në Shkup. Ajo u shpreh se edhe përskaj shëndetit të saj të dobët, edhe pse bie në kategorinë e personave më të rrezikuar nga koronavirusi, i vjen mirë që po dëgjohet e vërteta për rastin “Reket”. Ajo për herë të parë po flet në lidhje me këtë lëndë që kur ka nisur procesi. Shtoi se ka nënshkruar për lëshimin e përkohshëm të pasaportës për Orce Kamçevin për shkak të udhëtimeve dhe takimeve jashtë vendit, por tani të gjithë janë këtu dhe i respektojnë masat./TV21