Vanja është marrë nga brendësia e ndërtesës për shkak se sipas të gjitha incizimeve që i kanë parë familjarët, vajza nuk është larguar nga ndërtesa. Sot këtë e dëshmoi Maja Spirovska, kushërira e parë e nënës së të miturës, Zorica Gjorçevska.
Në incizimet vërehet një burrë që ka qëndruar përballë ndërtesës, në dorë ka pasur celularë dhe ka vëzhguar. Më vonë i njëjti person është parë duke hyrë në një BMW të zezë.
Gjatë dhënies së dëshmisë u theksua se edhe babai i Vanjës, i cili është i akuzuar, Majës i ka thënë që të kërkojë ndihmë nga Elton Musk.
Spirovska konfirmoi se ka marrë informacione për mesazhin e babait që e ka dërguar në grupin e prindërve, në të cilin ka shkruar “Ktheni fëmijën, do t’ju japë para”. Sigurisht ajo tha se asnjëherë nuk ka parë provë të drejtpërdrejtë për këtë porosi.
Në seancë gjyqësore dëshmoi edhe Gjorgji Xhopev, pronarë i veturës Reno Kanay, për të cilën thuhet se është përdorur nga i akuzuari Lupço Pallevski Pallço. Xhopev deklaroi se në shtabin e partisë ka pasur pistoletë, për të cilën supozon se ka qenë në pronësi të Pallços.
Avokati Vasko Stojkov, i cili e ka dërguar Pallevskin në Beograd pas kryerjes së veprave penale, deklaroi se përmes tij Pallevski menjëherë e ka njoftuar policinë maqedonase se ndodhet në Turqi.
