Kina do t’i ndërpresë fluturimet e drejtpërdrejta në dhe nga Britania e Madhe, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Vang Venbin.
“Pas shumë analizave, Kina vendosi t’i ndjekë vendet e tjera dhe t’i ndërpresë fluturimet nga dhe në Britani të Madhe”, deklaroi Vang në konferencë për shtyp.
Arsyeja për anulimin e fluturimeve është shqetësimi për shkak të përhapjes së llojit të ri të koronavirusit, që u paraqit në Britani të Madhe
