EDHE KËTË VIT NDALOHET LARJA NË LIQENIN TRESKA, KOMUNA SARAJIT KA REGULLUAR PISHINAT PËR FËMIJË

TË FUNDIT

“Edhe pse ndoshta këtë vit uji në Liqenin e Treskës është më i pastër se viteve tjera, por përsëri qëndron tabela ku shkruan se ndalohet larja në këtë Liqen”, Afrim Jonuzi, gazetar.

Temperaturat e larta po i shtyjnë të rinjtë të shkojnë drejt Liqenit Treska.

Uji është pastruar, por nuk është për tu larë, kështu thonë nga Ndërmarrja komunale publike e Sarajit. Drejtori i ndërmarrjes publike thotë se dy pishinat e vogla për fëmijë këtë vit do të jenë funksionale për fëmijët, por jo edhe liqeni i cili sipas analizave të bëra është kualifikuar në nivelin e katërt gjë që tregon se uji nuk është mjaftueshëm i pastë për tu larë.

“Dy bazenet për fëmijë edhe këtë vit do të jenë funksional ku fëmijët do të mund të freskohen, por uji i Liqenit, sipas analizave që janë bërë është kualifikuar në nivelin e katërt dhe ne kemi vendosur tabela njoftuese që të mos shfrytëzohet, por nëse dikush individualisht futet në ujë, atëherë kjo është përgjegjësi personale. Deri më tani kemi investuar dhe jemi angazhuar që në kuadër të mundësive tona, të ofrojmë kushte për vizitorët që e frekuentojnë këtë Qendër Turistike”, thotë Sabahudin Rustemi, Drejtor i NP “Saraj”.

Vitin e kaluar u ndanë 3 milion denarë për regullimin e Liqenit të Treskës, por ende nuk shihet asnjë rinovim konkrent në këtë vend.

Liqeni i Treskës gjendet në Komunën e Sarajit ku prej vitesh po premtohet për regullimin e tërësishëm të këtij vendi turistik. Por as këtë vit nuk janë marrë hapa konkret për projekte kapitale. Ndërsa përgjigja më e shpeshtë nga kryetarët e Komunës së Srajit është se po presin investitor të huaj që të mund ta regullojnë Liqenin e Treskës.

Përgatiti: Afrim Jonuzi