Këngëtari Blero Muharremi u takua me ish bashkëshorten e tij dy vite pas ndarjes dhe e gjithë vëmendja ishte tek ta pasi u publikua një promo e podcast-it.
I ftuar në emisionin STUDIO A, Blero tha se aty u diskutuan shumë gjëra që më parë nuk ishin përmendur.
“E kam pa të arsyshme me shku edhe me taku Afronën edhe me folë disa gjana qe s’janë fol, na s’kena pasë kontakte dy vjet. Edhe Afrona ke dakord për atë takim, kemi fol me orë të tana për shumë sende, në ndërkohë thash qysh po të ec emisioni, tha shumë mirë, i thash a po don me ta dhezë emisionin , tha pse a ishe ardhë a, i thash gjithë, edhe vendosëm që me shku në emision. Ne i kemi borxh publikut se është folë shumë për ndarjen tonë. Afrona është e ndjeshme, edhe kemi kalu shumë sfida me Afronën, edhe burrat qajnë, edhe kur e pash atë me lot në sy, më shkoj edhe mu një lot”, tha Blero.
