Edhe banka “shënjestër” e denoncimeve për bombë! Spasovski: Shqetësimi është i madh, ky është qëllimi i sulmeve hibride

TË FUNDIT

-Përveç shkollave, njoftim për eksploziv të vendosur ka marrë edhe Banka Popullore e Maqedonisë. Njoftimi është bere ne mëngjesin e sotëm ne ora 10., raporton Valmira Zendeli, gazetare TV21.

Përveç Bankës, nga policia njoftojnë se rreth orës 09:45 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në e-mailet e 9 shkollave të mesme të Shkupit është dërguar kërcënim për mjet eksploziv të vendosur. Ndaj të gjitha këtyre denoncimeve policia ka ndërmarra masa evakuimi të nxënësve në shkolla dhe punonjësve në institucionet e tjera. Spasovski shtoi se nuk rrezikohet siguria e Bankës për shkak se është e siguruar 24 orë.

 “Kuptohet se shqetësimi është i madh, megjithatë edhe qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijohet shqetësim te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikohet në institucionet, të shpenzohen shërbimet e sigurisë në shtet. Me efikasitet po punohet  nga ana e policisë dhe të gjitha shërbimeve që janë të përfshira në atë pjesë. Kemi kontrolle të shpejta që i kemi apo udhëzime tashmë, jo vetëm në shkolla dhe në institucionet tjera se si të veprohet në një rast të tillë”, tha Oliver Spasovski, ministër për punë të Brendshme.

Disa ditë më parë MPB njoftoi se ka parashtruar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi në lidhje me disa nga denoncimet për bomba në Shkup.