Edhe Bajden edhe Tramp besojnë në fitore! Të pasigurta rezultatet nga zgjedhjet në SHBA, po numërohen vota

TË FUNDIT

Edhe pse janë mbyllur vendvotimet, ende nuk dimë se kush është presidenti i ri i SHBA-ve. Për momentin nga 513 vota elektorale, Bajden i ka 238, ndërsa Tramp 213. Për të qenë fitues nevojiten 270 vota.

Mbeten edhe 7 shtete federale të cilët nuk kanë shpallur fitore. Ata sjellin 89 vota elektorale. Këtë mëngjes në pres konferencë Tramp tashmë shpalli fitore ndërsa njëkohësisht tha se këto zgjedhje janë mashtrim.

“Ky është mashtrim në Amerikë. Është turp për vendin tonë, ishim të gatshëm të fitojmë në këto zgjedhje dhe fituam. Qëllimi jonë është të sigurojmë integritet për të mirën e popullit. Ky është moment i rëndësishëm, ky është mashtrim i madh në vendin tonë. Dëshirojmë që ligjet të zbatohen në mënyrë të drejtë. Andaj do të drejtohemi në Gjykatën supreme, dëshirojmë të ndërpritet plotësisht votimi. Nuk dua pas orës 4 të mëngjesit të gjenden fletëvotime dhe të shtojnë vota”, theksoi Donald Tramp – kandidat për president.

Ekipi i Bajden reagoi për paralajmërimin e Trampit se në gjykatë do ta kontestojë procesin zgjedhor dhe votat.

 “Deklarata e presidentit në lidhje me përpjekjen që të mbyllet numërimi i fletëvotimeve të rregullta është turp, diçka e paparë dhe e pa saktë”, tha Xhen  Dillon – Menaxher i fushatës së Bajden-it.

Sipas projeksioneve mediatike, ashtu siç vijon numërimi i votave, demokratët po bëjnë kthesë të madhe, edhe pse gara një kohë të gjatë ishte pothuajse barazi. Por, informacionet më të reja thonë se Bajden është në rrugë të mirë që të fitojnë 270 vota të elektoratit aq sa i nevojiten.

Kolegji zgjedhor duhet të shpall fituesin pasi që t’i numërojë votat, ligjërisht këtë duhet ta bëjë më së voni deri në 14 dhjetor.

Këtë vit numër rekord prej 100 milion votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim të parakohshëm.