Me buzëqeshje, një orë pas përfundimit të takimit të Këshillit për siguri, u paraqit në publik. I përshëndeti të gjithë, ndërsa për shkak të koronavirusit pres konferenca u mbajt në të hapur.
“Deklaratë do të japë presidenti Stevo Cërvenkovski, ndërsa pas kësaj do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja”.
“Pendarovski, të lutem, Pendarovski”
“Pendarovski, më falni, urdhëroni President”
Pasi u zgjidh ky problem, doli një problem i ri.
“A mundet që kjo dritë pak të jetë…sepse më vjen direkt”
I kumtoi vendimet e sjella pas, siç tha, debatit interesant të seancës së gjashtë të Këshillit për siguri.
Stevo Pendarovski, President:
“Në bazë të asaj që u tha dhe që u propozua në seancën, vendosa të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme, në kohëzgjatje prej 14 ditëve në vend të 30 ditëve të kërkuara”.
Presidenti mendon se 14 ditë mjaftojnë duke marrë parasysh faktin se po ulet numri i të infektuarve me kovid-19, ndërsa arsyeja është implementimi i masave socio-ekonomike për zbutje të pandemisë.
Ai tha se kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka të bëjë me datën e zgjedhjeve. Rreth datës për zgjedhje do të bisedohet në takim të ri të liderëve i cili do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.
Stevo Pendarovski, President i RMV:
“Në lidhje me atë që e ka parashtruar KSHZ, aty citohen afatet ligjore që janë të patjetërsueshme që të kemi proces kredibil dhe transparent. Ajo që KSHZ nuk e tregon dhe nuk mund ta tregojë për shkak se nuk është nën kompetenca të tyre, është data e zgjedhjeve. Kur liderët politik të vendosin të ketë zgjedhje, do t’i thuhen ato gjëra KSHZ-së, ata do shkojnë sipas ligjeve”.
Për përgjigjen nga OSBE/OHIDR presidenti i vendit tha se së shpejti do të marrin përgjigje. Qëndrimi personal i Pendarovskit është se duhet të ketë monitoring ndërkombëtarë në zgjedhje dhe se pa të, nuk duhet të organizohen zgjedhjet. Pas përfundimit të fjalimit dhe para fillimit të pyetjeve të gazetarëve, presidenti theksoi edhe një problem. E ka humbur pajisjen për përkthim.
