E vërteta për aksidentin tragjik në Bullgari mbetet peng i relacioneve maqedono-bullgare, mendojnë nga Instituti për siguri në komunikacion në Bullgarinë.
“Prokuroria do që në mënyrë të shpejtë ta mbyllë rastin dhe që nga momentet e para pas aksidentit fajin ia hedhin shoferit. Tregojnë se fajtor është shoferi, e pastaj se ka pasur parregullsi teknike. Shoferi nuk mund të mbrohet. Do të mbyllet rasti nëse e fajësojmë shoferin, ai është i ndjerë, do të paguhen dëmshpërblime familjarëve të viktimave dhe do të ketë qetësi në të gjithë shoqërinë”, tha Bogdan Millçev, Instituti për Siguri në Komunikacion.
Millçev pohon se rasti qëllimisht do të ngadalësohet një kohë të gjatë, veçanërisht se nëse dëshmohet se arsyeja për aksidentin janë kushtet në rrugë , atëherë pala bullgare do të duhet t’i paguajë Maqedonisë dëmshpërblim tepër të lartë.
Sipas dokumenteve, bankinat ishin të dëmtuar nga aksidente të tjera, nuk ishin të sanuar e as të vendosur në mënyrë siç duhet të jenë të vendosur.
“Çfarë duhet të hetohet? Nëse ishin të vendosur siç duhet, do ta ndalnin autobusin duke mos i lejuar ta ndryshojë drejtimin e lëvizjes dhe të bie në kurth mes bankinave. Viktimat nuk janë nga katastrofa. Katastrofa të tilla kanë ndodhur edhe disa herë të tjera, dhjetëra autobusë në vit digjen dhe nuk ka pasur kaq viktima. Viktima kemi për shkak të rënies mes bankinave”, pohoi tha Bogdan Millçev, Instituti për Siguri në Komunikacion.
Në autostradën mungojnë gjithsej 400 shenjë të komunikacionit, mes tyre edhe shenja e cila duhej t’i sinjalizojë autobusit se ka shkyçje nga autostrada.
