E rëndë! 16-vjeçaren e vrau i dashuri dhe e hodhi në kosh mbeturinash

TË FUNDIT

Trupi i një vajze të mitur është gjetur pasditen e së mërkurës në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një karroce dhe shumë pranë një koshi plehrash.

16-vjeçarja e vrarë kishte një plagë me thikë në gjoks.

Dyshimi qëndron tek një i mitur, i cili është parë edhe nga fqinjët duke dalë nga një pallat aty pranë me rroba të gjakosura.

Gazeta italiane, Repubblica raporton se një 16-vjeçar është arrestuar dhe po merret në pyetje si i dyshuar për vrasje.