E Premtja e Madhe, besimtarët puthin ikonat! Qytetarja: Kisha është mbi Qeverinë, priftërinjtë: Kjo nuk përbën rrezik

TË FUNDIT

Edhe krahas  reagimeve të shumta në publik për mbledhjen e besimtarëve ortodoksë nëpër kishat, as sot qytetarët nuk i respektuan apelet. Që nga mëngjesi sot të Premten e Madhe që konsiderohet festa më e trishtuar, dita ku Jezu Krishti është kryqëzuar, kishte rrëmujë nëpër objektet fetare. Shumica prej tyre nuk mbanin maska, ndërsa respektohej distanca para hyrjes në kishë. Por brenda vërehej një gabim të gjithë i puthnin ikonat njëra pas tjetrës.

Besimtar: Unë nuk kam frikë prej asgjë. Unë shkoj në kishë që kur isha fëmijë. Nuk frikësohem nga asgjë. Tani me këtë situatë që u krijua, puna është shumë e keqe.

Besimtar: Respektohet rendi. Njerëzit mbajnë distancë, nuk ka asnjë problem me të vërtetë. Hyjmë nga njëra derë ndërsa dalim nga dera tjetër

Besimtar: Kush i tregon këto rekomandime? Kisha është përpara Qeverisë.

“Rrënuam sistemin shëndetësor me një lugë”, “Pse mbyllen malet ndërsa hapen kishat”, këto janë vetëm një pjesë e reagimeve në rrjetet sociale për shkak se KOM nuk hoqi dorë nga ritualet fetare para Pashkëve. Priftërinjtë sigurojnë se nuk ka rrezik nga përhapja e virusit.

“Ne i respektojmë masat e Qeverisë. Nuk duam të krijohet mendim se ne jemi shkaktarë të kësaj dhe prandaj do t’i respektojmë masat. Sa i përket kungimit, respektohet rendi për shkak të virusit. Ne i ndërmarrim të gjitha masat sepse ne nuk kemi për qëllim që të infektohen besimtarët. Le të mos përhapen gënjeshtra të këtilla”, tha Sashko Nikollovski, Prift.

Përndryshe, pjesa qendrore e festimit të Pashkëve mbahet të shtunën para mesnate kur zakonisht besimtarët mblidhen para kishave që ta festojnë ringjalljen e Krishtit. Por kësaj here kjo nuk do të ndodhë për shkak se sot fillon ora policore e cila do të zgjasë deri të martën. Thirren besimtarët të dalin në ballkonet e tyre dhe të ndezin qirinj me rastin e festës.