“E Majta” u shtri në qilimin e kuq në “Manaki”! “Kemi pasur shumë zhanre, kurse sonte edhe pak triler dhe aksion”

TË FUNDIT

“Kemi pasur shumë zhanre në festival, por ja sonte kishim edhe pak triler dhe aksion”, tha me shaka drejtori Simeon Moni Damevski në hapjen e edicionit të 42-të të Festivalit të parë dhe më të vjetër të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki” në Manastir. Aktivistët e partisë “E Majta” mbajtën një aksion gueril, duke u shtrirë në qilimin e kuq. Kështu të shtrirë, u porositën mysafirëve se lirisht mund t’i shkelin dhe të ecin mbi ta.


“Si qytetarë të Manastirit jemi mësuar të na shkelin për 30 vite me radhë”.  

Era e fortë që frynte në Manastir e lëkundi ekranin e filmit në hapjen solemne të Festivalit të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”, edhe atë pikërisht në momentin kur Presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzonte çmimin “Kamera e Artë 300” për vepër jetësore kinematografit austriak Kristijan Berger. Ekrani, i cili ishte i lartë rreth 15 metra erdhi në vetëm disa metra pas laureatit dhe Presidentit. Të punësuarit në shërbimin teknik intervenuan menjëherë dhe e stabilizuan, kurse programi nuk ishte ndërprerë.


“Edicioni i sivjetshëm dallon nga edicioni i kaluar, sepse atëherë nuk binte shi në natën e parë dhe këtë e ushtruam shumë mirë, nuk llogarisnim se do të ketë erë, por ja sot kemi shi në Manastir. Gëzohemi se arritëm ta mënjanojmëë problemin e parë. Për vitin e ardhshëm do të bëjmë prova edhe me erën”, u shpreh Simeon Moni Damevski – Drejtor i Festivalit “Manaki”.

Edicioni i ri i Festivalit “Vëllezërit Manaki”, programi i të cilit sivjet përmban 10 filma me metrazh të gjatë dhe 10 filma me metrazh të shkurtër, filloi me performancën muzikore të Karolina Goçevës, e cila e shoqëruar nga Nikolla Micevski në piano, interpretoi disa këngë nga filmat.


“Kemi program të mrekullueshëm, filma që kanë fituar çmime në të gjitha festivalet botërore, me përjashtim të “Oskarit”, të cilin sivjet vetë ne vendosëm ta lëmë sepse filmat që deshëm t’i përfshijmë tashmë ishin transmetuar në vendin tonë, kurse sipas rregullave tona, duhet të emitohen si premiera në vendin tonë”, shtoi drejtori i Festivalit “Manaki”, Simeon Moni Damevski.

Fituesit e “Kamerës Speciale 300” për kontribut të veçantë në artin e filmit janë: magjistari rus i filmit, Andrej Konçallovski dhe Xhoslin Puk, një nga kompozitoret britanike më të famshme të muzikës së teatrit, televizionit dhe koncertit. Çmimi “Ylli i madh i filmit të Maqedonisë” që e ndan Shoqata e Profesionistëve të Filmit, shkoi në duart e aktorit Severxhan Bajram.