Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që konverton ajrin në energji elektrike, duke zhbllokuar një burim pothuajse të pakufishëm të energjisë së pastër .
Një ekip nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, zbuloi se një enzimë që konsumon hidrogjen nga një bakter i zakonshëm i tokës ishte në gjendje të gjenerojë një rrymë elektrike duke përdorur atmosferën si burim energjie.
Sipas studiuesve, enzima, e quajtur Huc, rezulton të jetë e qëndrueshme dhe jashtëzakonisht efikase në krijimin e energjisë nga ajri.
Eksperimentet zbuluan se është e mundur të ruhet enzima Huc për periudha të gjata në temperatura të ulëta deri në -80 gradë Celsius pa humbur fuqinë e tij për të gjeneruar energji elektrike.
Aplikimet e hershme të enzimës Huc si “bateri natyrore” përfshijnë pajisje të vogla me energji, që shërbejnë si një alternativë ndaj pajisjeve me energji diellore citon The Indipendent.
