E larguan flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike, arrestohen 5 persona

TË FUNDIT

Në ditën e Pavarësisë (17 shkurt) janë arrestuar 5 persona, 4 prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Policia rastin e ka cilësuar si ”Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media