E kujt është prona te spitali i Tetovës? Drejtori thotë se e ka privatizuar ish-kryetari, Bexheti mohon

TË FUNDIT

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, ka lëshuar akuzua kundër ish-kryetarit të komunës së Sadi Bexheti dhe ish-shefit të kabinetit të tij se në mënyrë të paligjshme kanë privatizuar një pronë në spitalin dhe se po përpiqen të privatizojnë edhe një pronë tjetër që për momentin shfrytëzohet si parkim.

Ilir Demiri – drejtor i spitalit – Tetovë
-Kjo parcelë prej 97 metër katror që e shihi ju është e privatizuar në kohën nga ish-kryetari i komunës dhe shefit të kabinetit të kryetarit të komunës. I keni edhe vijat që janë privatizuar, e që janë matur me gjeodezi. Problemi është që kanë privatizuar edhe një pjesë të rezervuarëve të naftës, që janë mbi 50 vite në shfrytëzim dhe pronë e spitalit. Kjo është pronë e Maqedonisë së Veriut në shfrytëzim të spitalit a unë jam përfaqësues i spitalit. Këta njerëz që merren me mafia urbane kanë tendencë të privatizojnë deri te lumi pronën e spitalit dhe t’i pengohet spitalit dalja në rrugën “Bllagoja Toska”.

Po ish kryetari i Tetovës Sadi Bexheti mohon, sepse sipas tij, në kohën kur ka qenë kryetar as nuk ka pasur të drejtë të shesë dhe të blejë prona dhe se aty bëhet fjalë për parcelë private.

“Nuk kam çka të flas se në kohë time as kam pas të drejtë të shes edhe as të blejë tokë as privatizojë. Drejtori njëherë s’i ka të qarta procedurat ligjore, s’e di çka është privatizimi dhe çka është prona private dhe çka është plani detal dhe çka është leja ndërtimit. Do të vije një kohë që ne duhet të japim përgjegjësi për këto fjalët publike që i themi. Absolutisht s’ka të bëj’ me kohën time, ajo është blerë nga dikush tjetër në vitin 2021, është blerë pronë private nga dikush tjetër.”- deklaroi Sadi Bexheti – ish-kryetar i Komunës së Tetovës

Rasti është i denoncuar edhe në SPB Tetovë nga ku thonë se më datë 6 nëntor nga spitali kanë denoncuar se personi A.H ka penguar që të kryhen punimet në spital, ndërsa më datë 9 janar A.H ka denoncuar se përfaqësues Spitali Klinik i Tetovës ka kryera punë në tokën e tij private.

Kërkuam përgjigje edhe nga komuna e Tetovës në lidhje me rasti, nga ku na thanë se nesër kryetari i komunës do të dalë me sqarim për këtë rast.