Këngëtari i njohur Blero u martua javën e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.
Pas dasmës, Blero ka dhënë intervistën e tij të parë pas martesës në RTV21 në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku ka ndarë me publikun disa detaje nga kjo fazë e re e jetës së tij.
“Dorën në zemër, pas dasmës atë natë, kur shkova në hotel, në dhomë, më duket e kam mbajtur dritaren e çelur…dhe ka qenë ftohtë atë natë, isha i djersitur, aq shumë. Aq shumë kemi vallëzuar, aq shumë sa nuk kam mundur të zgjohem deri në ora 3-4 pasdite”, tha Blero.
-Ariani po pyet, a i ke kryer të gjitha gjitha obligimet që duhet të kryhen kur të martohesh?
“Absolutisht, mos e ke dert për atë punë hiq”, tha Blero.
Një pjesë nga intervista e gjeni në videon më poshtë.
