Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 17 shtator

TË FUNDIT

Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 17 shtator, në ora 10:30, përcjell TV21. Seanca u anulua pasi personi juridik i akuzuar, “Urban Plan” nuk kishte përfaqësues në seancë.

Përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, në këtë rast të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça.

Një pjesë e të akuzuarve thonë se end nuk janë të njoftuar me aktakuzën, respektivisht se nuk e dinë se për çfarë i akuzojnë organet e drejtësisë.