Dy turistë amerikanë janë shpallur fajtorë për vrasjen e një polici italian në korrik të vitit 2019 në Romë dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Finegan Li Elder, i cili ishte 19 vjeç në kohën e vrasjes, pranoi që ka goditur me thikë policinë Mario Çerçiella Rega në orët e hershme të mëngjesit të 26 korrikut të vitit 2019, ndërsa shoku i tij Gabriel Kristian Njttal-Hort, atëherë 18 vjeç, po grindej me një tjetër oficer.
Sidoqoftë, të dy amerikanët pretenduan se ata vepruan në vetëmbrojtje sepse besuan se oficerët e policisë, të cilët nuk kishin veshur uniforma, ishin në të vërtetë hajdutë që donin t’i vidhnin pas një përpjekje të dështuar për të blerë drogë.
Gjykata i refuzoi dëshmitë e tyre dhe i dënoi ata me dënimin më të rreptë të mundshëm në Itali.
Të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lirohen me kusht pasi të kenë kryer 21 vjet, në rast të sjelljes së mirë.
Të rinjtë amerikanë u gjetën gjithashtu fajtorë për përpjekje për zhvatje, sulm, rezistencë ndaj një nëpunësi civil dhe mbajtjen e “thikës për sulm” pa ndonjë arsye.
