Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë

TË FUNDIT

Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes, ndërkaq janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.