Dy kumanovarë kapen duke kontrabanduar emigrantë nga Kuba

TË FUNDIT

Dy persona nga Kumanova janë ndaluar dje në autostradën Shkup – Gjevgjeli nga një ekip patrullues i policisë kufitare dhe policisë nga Republika Çeke, pasi në automjetin e tyre janë gjetur emigrantë nga Kuba, përcjell TV21.

“Në drejtimin Shkup-Gjevgjeli, nga ekipi patrullues nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë bashkë me ekipin nga Çekia janë arrestuar dy persona R.L.(55) dhe A.Q.( 46), nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.L., në të cilin bashkëdrejtues ishte A.Q., janë gjetur tre emigrantë nga Kuba”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Siç sqaron policia, për shkak të shkaqeve për dyshimi për kryerjen e veprës penale nga neni 418 i Kodit Penal, të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i dorëzohet organeve përkatëse ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore Vinojug-Gevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që banorët e Kumanovës ndalohen për tentativë për të kontrabanduar emigrantë nga Kuba. Vetëm gjatë muajit të kaluar dy persona nga Kumanova janë ndaluar për të njëjtën vepër, dhe një nga Llojani në muajin shtator.

MARKETING I PAGUAR POLITIK