Dy fëmijë nga Florida me kallashnikovë AK-47 kanë shtënë drejt policëve

TË FUNDIT

Dy fëmijë kanë ikur nga shtëpia për minorenë në Floridë, kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë shtënë me kallashnjikovë drejt policëve, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes, kumtuan autoritetet amerikane.

Fëmijët, një djalë 12 vjeçar dhe një vajzë 14 vjeçare, kanë gjetur pistoleta në shtëpinë ku kanë hyrë në Enterprajs në Floridë dhe kanë shtënë në drejtim të sherifit, kumtoi zyra e sherifit në qarkun Volusia.

Vajza është qëlluar dhe u lëndua pasi e ka drejtuar pistoletën drejt policëve.

“Djali, i armatosur me kallashnjikov AK-47, e ka gjuajtur armën dhe nuk u lëndua”, kumtoi zyra e sherifit.

Sherifi tha se vajza ka dosje dhe se u arrestua vitin e kaluar për shkak të djegies së disa objekteve të braktisura.