Dy doza të vaksinës “Sputnik V” jashtë vendit do të kushtojnë 20 dollarë, në Rusi falas

TË FUNDIT

Dy doza të vaksinës ruse “Sputnik V” në tregun ndërkombëtar do të kushtojnë më pak se 20 dollarë amerikanë, ndërsa për qytetarët rusë do të jetë falas u njoftua sot në llogarinë zyrtare në Tuiter të “Sputnik V” .

Më herët këtë mëngjes, kreu i Fondit të Thesarit të Shtetit të Rusisë (RDIF), Kirill Dmitriev njoftoi se Rusia do të paguante më pak për vaksinën e saj sesa konkurrentët e saj, pasi Moska synon të prodhojë vitin e ardhshëm më shumë se një miliard doza brenda dhe jashtë.

Dmitriev e bëri deklaratën pasi RDIF dhe Qendra Kombëtare “Gamaleja” kumtuan se të dhënat e reja të provave klinike të bazuara në 39 raste të konfirmuara dhe 18.794 pacientë që morën të dyja dozat e vaksinës treguan se “Sputnik V” ishte 91,4 për qind efektiv në ditën e 28-të dhe mbi 95 për qind në ditën 42-të