Dy autobusë kanë marrë flakë në Kavadar

TË FUNDIT

Dy autobusë kanë marrë flakë herët këtë mëngjes në një parcelë në Kavadar, konfirmuan për MIA-n nga Njësia territoriale zjarrfikëse në Kavadar.

“Kemi  ndërhyrë në terren me katër automjete dhe gjashtë zjarrfikës. Parandaluam që zjarri të përhapet në autobusët e tjerë që ishin në parcelë dhe ndërtesën përreth”, theksuan nga Njësiti zjarrfikës.