Ish drejtori i Ujësjellësit, Dushko Veskovski siç mëson jozyrtarisht TV21 nga burime partiake, mund të jetë kandidat për drejtor në Drejtorinë për të Ardhura Publike.
Sanja Llukarevska, drejtoresha aktuale e DAP me gjasë do të merr funksion më të lartë në Qeveri
Llukarevska gjatë ditës së djeshme për TV21 i komentoi të njëjtat paralajmërime.
“Për kabinetin qeveritar, përbërjen e tij dhe ofertar për kuadrin do të diskutohet në seancën e radhës së Këshillit Qendror të LSDM-së, që do të mbahet pas festave të Vitit të Ri, në mënyrë që të gjithë së bashku të marrim këto vendime shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme për vendin”, tha Lukarevska.
Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nesër pritet të merr mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski, pas së cilës fillon afati 20 ditor për përbërjen e qeverisë së re dhe programin që më vonë do të votohet në Kuvend.
Sipas paralajmërimeve, Maqedonia e Veriut pritet të ketë Qeverinë e re deri në mesin e janarit të vitit 2022.
