Durmishi: Në fokus, ringjallja e ekonomisë

TË FUNDIT

Përmirësimi i standardit të jetës, vende të reja të punës, krijimi i masave dhe politikave për punësim, ringjallje e ekonomisë dhe investime të reja janë disa nga premtimet që dha Ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në paraqitjen e tij të parë para mediave. Sipas Durimishit, fokusi do të mbetet te kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat janë më të shumta në numër. Premtoi rritje të financave dhe masave për të njëjtat.

Në periudhën në vijim, Durmishi bëri të ditur se do të paraqesë kërkesë në Entin Shtetëror të Revizionit për revizion të plotë të punës së Ministrisë së Ekonomisë, për të parë siç tha, se si ka punuar qeverisja e kaluar.

Ministri tha se do të fokusohet në mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike të zonave industriale dhe se gjatë marrjes së të gjitha vendimeve ligjore do të konsultohen investitorët e huaj, sektori i biznesit, punëdhënësit dhe odat.