-Nuk diskutohet 3-shi, unë 6 e synoj. 6 e synoj, këtë e tha në Click Plus në TV21 Sadulla Duraku, bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian. Duraku tha se për këtë do t’i duhen rreth 40.000 vota.
“Shiko Fatmir, unë nuk merrem me statistika, Unë jam bartës i listës në zonën numër dy. Unë e shikoj terrenin. Unë më shumë jam terrenash sesa Facebook, ke parasysh. Unë e eci terrenin, do shikoj terrenin, do të bisedojë me miq, dashamirë, me grupe interesash, edhe prej partive tjera do të bisedojë, edhe prej te VLEN-ni do të bisedojë. Kam unë njerëz aty që bisedoj”, tha Duraku.
