“Mua më erdhi mirë sepse aq shumë që i pata humb shpresat për shkak se po kemi probleme të lajmërohemi në polici, ta përcjelli për Kosovë”.
U takuam përsëri në të njëjtin vend pas 20 diëve. Në odën ku Rexhep Veliu, banor i Hasanbegut, ankohej se për 50 vjet nuk po mundej të merrte shtetësinë e Maqedonisë.
Por pas kronikës së TV21, autoritetet reflektuan dhe Veliu tanimë ka shtetësi dhe zyrtarisht është bërë shtetas i Maqedonisë.
Veliu tregon se sapo storja ka dalë në lajme dikush e ka thirr në telefon dhe e ka ftuar që nesër të shkojë në MPB.
“Pikënisja ishte te ju, as unë vetë nuk kam besuar se kjo do të ndodhte. Kur dolët ju prej këtu thatë se do të kemi sukses, por unë nuk besova. Por megjithatë kjo ndodhi për shkakun tuaj. Atë ditë në mbrëmje na thirrën dhe na thanë se nëse është puna sikur keni deklaruar në media, ejani nesër”- Rexhep Veliu, banor i Hasanbegut.
E miku i tij Murtez Rexhepi që vite me radhë i kishte ndihmuar në punën me dokumente, na tregoi se si ecën procedurat.
“Një dashamir i popullit shqiptarë, jo vetëm i imi, e kishte parë incizimin edhe menjëherë na thirri që të shkojmë nesër në ora 8.30 në ministrinë e Punëve të Brendshme me gjithë Rexhepin. Na tha që t’i marrim të gjitha dokumentet me veti, prej vitit 74’ . I thash që nuk ka problem. Rexhepi i ka ruajtur të gjitha dokumentet që nga letërnjoftimi, pasaportën, librezën e ushtrisë, librezën e punës që ka punuar 10 vite, certifikatën e kurorëzimit, dokumentet e ujit e rrymës edhe ja vendosa mbi tavolinë”- Murtez Rexhepi, banor i Hasanbegut.
TV21 muaj më parë informoi për problemet që po haste Veliu në marrjen e shtetësisë, i cili kishte aplikuar për 3 herë radhazi, por pa sukses.
